Please enter at least 3 characters.

Me një veshje interesante, Rita ekspozon barkun (Foto)

2016/12/RitaOra-fk.jpg

Rita Ora nuk ka nguruar asnjëherë të provojë tendenca të reja të stilit në paraqitjet e saj në tapetin e kuq.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, përveç muzikës përflitet shumë edhe për stilin e saj të veshjes.

Ajo është shfaqur e mahnitshme edhe mbrëmjen e djeshme në evenimentin “Jingle Ball”, në Madison Square Garden në New York, shkruan DailyMail.

26-vjeçarja kishte zgjedhur një palë pantallona ushtarake dhe një bluzë, të cilën e kishte kombinuar me aksesoret e saj, transmeton KP.

Kjo ishte një veshje që e bëri këngëtaren të dukej mjaft bukur.