Me 8 shtator, Sigal Prishtina përballë Besiktasit
04/08/2013
Duelin me gjigantin turk e ka mundësuar trajneri i fundit i bardh e kaltërve, Ahmed Kandemir, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Stambolli.
“Po, më 8 shtator do të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Besiktasit. Kjo është meritë e trajnerit Kandemir dhe e kryesisë së klubit tonë”, deklaroi ‘Tigri’ për Express.
Pa dyshim, Besiktasi është njëri prej klubeve më të mëdhenj që zbarkon në Kosovë, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore. Siç dihet, prishtinasit do të marrin pjesë nga ky sezon në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/


