Please enter at least 3 characters.

McCormack: Propozimet e Ischingerit janë konsistente me politikën tonë

2016/01/f.1117053507349_m.jpg

Ai tha se propozimet ishin interesante, dhe shtoi Ischinger do t'i vërë ato në tavolinë për të parë si do të priten.

"Ne shumë qartë e kemi bërë me dije qëndrimin tonë. Atë e ka nënvizuar presidenti Bush. Mund të verifikoni, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Treshja e kupton atë dhe plotësisht e vlerëson, por vërtetë, nuk ka dallime thelbësore në mendimet" tha McCormack.

Ai tha se propozimet, të cilat në mënyrë të detajuar i ka paraqitur Ischinger, janë plotësisht konsistente me politikën amerikane, që e kanë nënvizuar presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice.

I pyetur rreth pasojave të mundshme të pavarësisë së Kosovës në unitetin politik të BE-së, McCormack ka thënë se kjo është çështje e brendshme e Bashkimit Evropian.

"Ne punojmë ngushtë me BE-në dhe mendoj se mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka vizion të njëjtë se në çfarë drejtimi duhet të shkojë kjo çështje", ka thënë McCormack. /REL/