Please enter at least 3 characters.

Mbyllet ndeshja dramatike: Roma fiton me shumë mund ndaj Cagliarit

2020/03/GettyImages-1204484540.jpg
230:"CAGLIARI, ITALY - MARCH 01:Nikola kalinic of Roma celebrates his goal 1-1 during the Serie A match between Cagliari Calcio and AS Roma at Sardegna Arena on March 1, 2020 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Cagliari me rezultat 4-3 në javën e 26-të në Serie A.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Joao Pedros që shënoi në minutën e 28-të me një asistim të Olivas.

Por, Giallorossët u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat me golin e realizuar nga Nikola Kalinic (29’).

Cagliari vs Roma (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi kroat më pas e përmbysi rezultatin në minutën e 41-të, derisa pranoi një asistim perfekt nga Henrikh Mkhitaryan.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Romën, që arriti të realizonte edhe golin e tretë me anë të Justin Kluivert (64’), gjersa Kalinic ishte në rolin e asistuesit.

Cagliari vs Roma (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Cagliari nuk u ndal me kaq dhe arriti të ngushtonte epërsinë e mysafirëve me golin e shënuar nga Gaston Pereiro (75’), që u asistua nga Radja Nainggolan.

Romakët po ashtu nuk u dorëzuan dhe arritën të thellonin sërish rezultatin në 4-2 ,e golin e realizuar nga Mkhitaryan (81’).

Cagliari vs Roma (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Cagliari në minutën e 89-të fitoi një penallti të cilën fillimisht dështoi ta shënonte Joa Pedro, por nga topi i kthyer shënoi me kokë.

Pas javës së 26-të, Roma vazhdon të jetë në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të kenë punë me Sampdorian. /Telegrafi/