Please enter at least 3 characters.

Mbrojtësi i Realit barazon me gola mesfushorin më të mirë të Barcës

2016/03/SergioRamosRealMadridCFvRCDeportivo1c84FJt_gkBx.jpg

Sergio Ramos ka shënuar golin e epërsisë për Real Madridin ndaj Las Palmas.

Ky ishte goli i dytë sezonal në La Liga për mbrojtësin spanjoll, ndërsa të parin e kishte shënuar ndaj Sevillas.

Ramos tani ka shënuar 67 gola për Realin dhe përfaqësuesen e Spanjës.

Mbrojtësi i Realit me këtë rast ka barazuar mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta.

Po ashtu Ramos ka barazuar John Terryn për më së shumti gola me kokë nga një mbrojtës: Ramos (27), Terry 27 dhe Mertesacker 19. /Telegrafi/