Please enter at least 3 characters.

‘Mbreti i golit’ dhe e ardhmja e tij

2016/01/lsquo-mbreti-i-golit-rsquo-dhe-e-ardhmja-e-tij_hd.jpg

Me gjithsej 18 gola të realizuar, prej tyre 10 në kryeqytet e 8 në qytetin e tij të lindjes, Osmani shpallet golashënuesi më i mirë i vitit në Kosovë. Osmani realizoi dy gola ndaj Feronikelit të dielën dhe e la prapa Mark Milicajn, të cilit nuk i mjaftuan tre golat e shënuar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, pasi klinasi e mbylli sezonin me 17 gola.

“Natyrisht, unë kam menduar se do të shpallem golashënuesi më i mirë, edhe pasi kam ardhur në Prishtinë, përkundër ndryshimit të ambientit. Mendoj se për gjashtë muaj t’i shënoj 10 gola për Prishtinën, nuk ka qenë keq, duke e pasur parasysh se ishte sezoni i parë. Mendoj se nuk ishte keq dhe shpresoj të vazhdoj kështu me gola edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Osmani për “Zërin”.

101-golëshi vazhdon me Prishtinën

Me golat e realizuar në Prizren, Osmani arriti në kuotën e 101 golave në karrierë. Ai e sheh veten tek Prishtina, me të cilën synon ta mbyllë sezonin më mirë.

“Kam kontratë dhe natyrisht e kam në plan të mbetem aty. Mendoj se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë, sepse sivjet ka qenë mesatar për ne”, përfundoi Osmani.