Please enter at least 3 characters.

Mbretëresha Elizabeta në takim historik me qeverinë

2016/01/f.1218204526175_m.jpg

Kështu, ajo u bë monarku i parë, që merr pjesë në takimin e qeverisë prej vitit 1781.

Mbretëresha 86 vjeçare, ishte ulur ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe sekretarit të jashtëm, William Hague, dhe i kishte ndjekur procedurat për 30 minuta, transmeton Rel.

Një zëdhënës i qeverisë tha se temë në agjendën e mbledhjes së kabinetit ishte ndryshimi i planifikuar për rregulloret e pasardhësit mbretëror.

Ngjarja e sotme ishte pjesë e manifestimeve me rastin e 60 vjetorit të Mbretëreshës në fron. /Telegrafi/