Mbjellën 50 pemë të reja në shëtitoren e re të lumit Ibër në Mitrovicë
22/04/2025
Gjatë ditës së sotme janë mbjellur 50 pemë të reja në shëtitoren e re të lumit Ibër në Mitrovicë.
Kjo është bërë për nder të Ditës së Tokës, shkruan Telegrafi.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se ky aaktivitet u bë i mundshëm falë bashkëpunimit të Komunës së Mitrovicës me organizatën 7Arte dhe mbështetjen e organizatave të huaja.
“Këto pemë e zbukurojnë edhe më shumë shëtitoren e re të Ibrit, i cili projekt po përmbyllet për t'i dhënë Mitrovicës pamje edhe më të bukur”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/


