Please enter at least 3 characters.

Mbi tre milionë euro për mbjelljet vjeshtore

2016/01/f.1015171157519_m.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tha për Telegrafin se subvencionet për mbjelljet vjeshtore do të jenë të ngjashme me ato të vitit të kaluar. “Sikurse viteve të tjera, edhe në këtë vit do të mbështeten mbjelljet vjeshtore të grurit nëpërmjet pagesave direkte nga Ministria e Bujqësisë. Mbështetja planifikohet të jetë pothuajse e ngjashme me vitin e kaluar, mirëpo me qëllim të përmbushjes së nevojave të vendit me farë të grurit, sivjet Ministria e Bujqësisë planifikon ta mbështesë edhe prodhimtarinë e farës, pasi me prodhimtarinë e farës tani për tani vendi ynë i plotëson vetëm rreth 15 për qind të nevojave të brendshme”, tha Behramaj.

Ndërsa, ai thotë se ministria tash është duke mbledhur të dhëna se sa pritet të jenë sipërfaqet e mbjella me grurë. “Lidhur me sipërfaqet që planifikohen të mbjellën në këtë vit, Ministria e Bujqësisë tashmë është në procesin e mbjelljes së të dhënave nga drejtoritë komunale bujqësore dhe në fund të këtij muaji do të hapet edhe periudha e aplikimit për mbjelljet vjeshtore të grurit për këtë vit”, tha zëdhënësi Behramaj.

Sipërfaqet e mbjella me grurë në vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 77.710 hektarë dhe mbjelljet vjeshtore të grurit në vitin e kaluar janë mbështetur me gjithsej 3.7 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. /Telegrafi/