Please enter at least 3 characters.

Mbi 300 mijë të vrarë në luftën e Sirisë

2016/09/lsiri.jpg

Një grup i aktivistëve sirianë, i cili monitoron luftën civile në Siri, tha se mbi 300 mijë njerëz janë vrarë deri më tash në konflikt.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, tha se të vrarët përfshijnë 59 mijë trupa qeveritare dhe mbi 86 mijë civilë.

Të tjerët, sipas Vëzhguesit, janë kryengritës, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga Ushtria siriane.

Vëzhguesi tha se shifra e të vrarëve mund të jetë për 70 mijë më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011. Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja - e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 - ka qenë 250 mijë të vrarë në Siri. /REL/