Please enter at least 3 characters.

Mbappe: Po punojmë çdo ditë për të arritur objektivat

2017/10/GettyImages-844419318-e1508826642104.jpg
281:"METZ, FRANCE - SEPTEMBER 08: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain Football Club or PSG in action during the Ligue 1 match between Metz and Paris Saint Germain or PSG held at Stade Saint-Symphorien on September 8, 2017 in Metz, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Fituesi i ‘Golden Boy’, Kylian Mbappe, ka folur për mikrofonat e Premium Sport pasi fitoi çmimin.

Ai ka thënë se gjërat po shkojnë mirë jo vetëm në aspektin individual, por edhe grupor.

“Për momentin gjithçka po shkon mirë, jemi të parët dhe po punojmë çdo ditë për objektivat tona”.

“Tripleta? Cavani e Neymar janë lojtarë të mëdhenj, e kanë treguar tashmë, por nuk jemi ne ata që duhet të themi se jemi më të mirët. Ka shumë klubet të forta”.

“Futbolli italian? Jo vetëm ato skuadra në Ligën e Kampionëve, por edhe ato nga Milano kanë projekte interesante”.

“E ardhmja në Serie A? E vështirë për ta thënë, kamë një kontratë me PSG-në”, ka thënë Mbappe.

Aktualisht PSG mban vendin e parë në Ligue 1 me 26 pikë, katër më shumë se Monaco një pozitë më poshtë. /Telegrafi/