Please enter at least 3 characters.

Mbappe flet për Real Madridin pas spekulimeve për transferim

2017/03/Kylian-Mbappe-e1490214214807.jpg
313:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 21: Kylian Mbappe of AS Monaco celebrates as he scores their second goal during the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Manchester City FC and AS Monaco at Etihad Stadium on February 21, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ka qenë shumë i matur kur ka folur për gjigantin spanjoll, Real Madrid.

18 vjeçari ka shënuar 19 gola në 32 paraqitje për ekipin nga Ligue 1 këtë sezon dhe tash ka bërë edhe debutimin me përfaqësuesen franceze.

Mediat në Spanjë dhe Angli e kanë lidhur atë me një kalim te Real Madridi ose Manchester United, por ai ka hedhur poshtë një mundësi të transferimit në këtë moment, shkruan Telegrafi.

"Për momentin jam te Monaco".

"Ne po shkojmë hap pas hapi. Reali është për lojtarët në maje të karrierave të tyre dhe unë nuk jam aty ende".

"Unë kam ardhur këtu dhe kam njerëz përreth meje që të më ndihmojnë të mbaj këmbët në tokë. Ajo që dua unë është ta luaj futboll, të shënoj gola, të fitoj ndeshje dhe trofe. Secili lojtar ka karrierën e vet", potencoi Mbappe pas sfidës me kombëtaren e tij. /Telegrafi/