Please enter at least 3 characters.

Mbahet konferenca ndërkombëtare “Ballafaqimi me të kaluarën”

2016/05/Rektorati-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Me rastin e 20 vjetorit të demonstratave të studentëve të vitit 1997 në Prishtinë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore, Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencë ndërkombëtare për lëvizjet shoqërore në Kosovë, gjatë dhe pas socializmit.

Lëvizjet shoqërore, kryesisht të paraqitura përmes demonstratave në Kosovë, u organizuan në periudha të ndryshme politike duke shpërfaqur dallimet në rrafshin politik e ideologjik të kohës dhe duke lënë gjurmët në shoqëri dhe politikë.

Për të diskutuar për këto tema, studiues të shkencave shoqërore, aktivist të shoqërise civile, artist e historian arti nga vendi, rajoni dhe Evropa prezantojnë punën e tyre dhe diskutojnë aspekte të ndryshme të lëvizjeve shoqërore në Kosovë.

Konferenca është e strukturuar në panele diskutimi, prezantime projektesh hulumtuese dhe një promovim libri dhe ofron përkthim shqip-anglisht-shqip.