Mavraj: Stërvitem pesë orë në ditë për tu rikthyer shpejtë (Foto)
29/07/2015
Në një intervistë dhënë të përditshmes zvicerane, ‘Sport Bild’, Mërgim Mavraj ka sqaruar situatën e tij rreth lëndimit të pësuar.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, ka thënë se tani ndihet shumë më mirë se muaj më parë, transmeton Telegrafi.
“Tani po ndihem shumë më mirë. Kam ende pak dhimbje dhe nuk mund t’i kryej plotësisht ushtrimet që më jepen mirëpo kamë ndjesi pozitive se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur”, tha Mavraj për Bild.
I pyetur për datën e saktë të rikthimit, 29-vjeçari nuk mundi të jap një përgjigje konkrete për këtë.
“Ende nuk e si saktë se kur do të mund të rikthehem në fushë, por jam duke punuar nga pesë apo gjashtë orë në ditë për tu rikthyer shpejtë”, përfundoi Mavraj për ‘Bild’. /Telegrafi/


