Matura: Ngujohen hartuesit e testeve
Pas përzgjedhjes së testit do të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga Agjensia kombëtare e provimeve. Vlerësimi i testeve do të realizohet në 6 qendra, 2 prej të cilave në Tiranë, ndërsa të tjerat në rrethe. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për maturën shtetërore 2011, transporti i testeve nga Tirana për secilën nga qendrat e vlerësimit në Elbasan, Shkodër, Fier e Korçë dhe anasjelltas, do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.
Risi këtë vit është bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Brendshme me qëllim ruajtjen e plotë të sekretit gjatë vlerësimit të testeve të maturës.
Provimi i parë me detyrim i maturës 2011 është provimi i gjuhë-letersisë, provim i cili përmban 25 pyetje dhe do të zhvillohet më datë 1 qershor në orën 10:00. Përgjegjësi i sektorit të monitorimit dhe vlerësimit, Ndriçim Mehmeti, i tha Ora News se testi i letërsisë do të përmbajë pyetje vetëm brenda programit dhe do të jetë një test mesatar.
43 mijë është numri i maturantëve në të gjithë vendin që do t’u nënshtrohen provimeve shtetërore për vitin 2011./Telegrafi/


