Telegrafi më poshtë ju sjell 16 iluzione interesante optike, me sqarimet përkatëse. Shikojini dhe binduni te thënia e moçme shqiptare, se syri nuk e thotë gjithmonë të vërtetën, porse di edhe të gënjejë.
#1
Sa ngjyra po i shihni? Spiralja e kaltër dhe e gjelbër janë e njëjta ngjyrë - e gjelbër! Pra, nuk ka ngjyrë të kaltër këtu!#2
Katrorët kafe dhe “portokalli” në qendër të dy sipërfaqeve janë e njëjta ngjyrë.#3
Shikoni me kujdes fushat e shahut. Çfarë ngjyre kanë ato ku janë "A" dhe "B"? "A" të duket e zezë dhe "B" të duket e bardhë, apo jo? Por, në fakt janë një ngjyrë: gri!#4
Pjesa e poshtme e figurës duket më e ndritshme, apo jo? Tash, mbuloje me gisht vijën e ndarjes mes pjesës lartë dhe poshtë dhe çfarë ngjyre shihni?#5
A ju duket një fushë shahu me sheshet e zeza e të bardha? Gjysmat gri të të dy pjesëve të zeza dhe të bardha janë e njëjta ngjyrë. Ngjyra gri mund të perceptohet si e zezë ose e bardhë, në varësi të ngjyrës tjetër pranë!#6
Kuajt kanë të njëjtën ngjyrë!#7
Sa hijezime të ngjyrave janë këtu, me përjashtim të së bardhës? Tri? Katër? Në të vërtetë ka vetëm dy: rozë dhe e gjelbër!#8
Dhe, çfarë ngjyre janë këta katrorë? Ose e gjelbër ose rozë, asgjë tjetër!#9
Çfarëdo që të bëni, nuk mund të fokusoheni në asnjërën fytyrë!#10
Shikojeni pikën dhe linja gri tek sfondi portokalli kthehet... në të kaltër!#11
Prekeni imazhin. Një njollë e gjelbër duke lëvizur në rreth, zëvendëson pikat vjollce. Por, kjo nuk ndodhë. Nëse përqendroheni te plusi në mes, pjesët vjollce zhduken krejt.#12
Prekeni imazhin. Shikojeni pikën e zezë në qendër për 15 sekonda dhe imazhi do të bëhet me ngjyra.#13
Shikojini katër pikat në qendër të imazhit për 30 sekonda. Pastaj shikoni në tavan. Çfarë doli?#14
Ka pika të zeza në pjesët ndërlidhëse të vijave të bardha, përpos të asaj që sheh tash. Në fakt, ato nuk ekzistojnë!#15
Nëse shikon me kujdes pikën në qendër të imazhit për disa sekonda, sfondi gri zhduket.#16
Përqendrohuni te qendra e imazhit. Pas disa sekondave, ngjyrat do të zhduken dhe do të bëhet një sfond i bardhë! /Telegrafi/