Martohet Johnny Knoxville
25/09/2010
Mediat amerikane raportojnë se ylli i filmit “Dukes of Hazzard” është martuar me të dashurën e tij të kamotshme Naomi Nelson.
Burimi ka thënë për revistën “Life & Style”, se Knoxville, emri i vërtetë i të cilit është Phillip John Clapp, dhe Nelson, kishin zgjedhur unazat e fejesës gjatë të mërkurës në Los Angeles, dhe pastaj kishin vendosur të martohen të premten.
Nelson, e cila është nënë e djalit të Knoxville, Rocko, është në lidhje me aktorin për rreth dy vite. Kjo është martesa e dytë për yllin e shout “Jackass”, pasi ai ishte i martuar me Melanie Lynn Cates në vitin 1995 dhe bashkimi i tyre zgjati 13 vite. Ata u divocruan vitin e kalaur. /Telegrafi/


