Please enter at least 3 characters.

Martino: Neymar nuk është rezerva e Messit

2016/01/martino-neymar-nuk-sht-rezerva-e-messit_hd.jpg

Messi po mungon edhe një javë dhe lojtarët tjerë kanë kohë që të dëshmohen. Neymar ishte i shkëlqyer ndaj Celticut, por ka edhe shumë për të bindur.

“Ai është shumë i ri, por ai duhet që të mësohet që të marrë mbi vete ekipin, pasi është lojtar i madh dhe i shkëlqyer”.

“Në vend se të mendojnë se ata janë lojtarë që duhet të mbajnë barrën, ata duhet të tentojnë të tregojnë më të mirën e cilësive të tyre. Ka mundësi që ta shfrytëzoj Neymarin edhe si qendërsulmues, do të shohim në ndonjë moment tjetër. Ne e dimë se me lëndimin e Messit është luftë mes tij dhe Sanchezit”, është shprehur Martino.

Ai shtoi se Messi dhe Mascherano nuk do të udhëtojnë me kombëtaren argjentinase dhe shtoi se nëse ata e bëjnë këtë, ai do të sigurohet që mjekët të punojnë mirë për rikuperimin e tyre.

Barcelona takohet me Valladolidin të dielën në mesditë.