Please enter at least 3 characters.

Martinez: Nuk mendoj për të ardhmen, dua ta jap më të mirën për Racingun

2018/05/Martinez.jpg
317:"AVELLANEDA, ARGENTINA - FEBRUARY 04: Lautaro Martinez of Racing Club celebrates after scoring the first goal of his team during a match between Racing Club and Huracan as part of Superliga Argentina 2017/18 at Presidente Peron Stadium on February 4, 2018 in Avellaneda, Argentina. (Photo by Demian Alday/Getty Images)
12:"Getty Images

Lautaro Martinez ka insistuar se Inter mund të presë deri në verë pas një tjetër gol edhe për Racing Club të dielën.

Transferimi i Martinez në Inter ka të bëjë vetëm me konfirmimin zyrtar, por sulmuesi, i cili shënoi golin e tij të 16-të sezonal gjatë fitores 2-1 në Estudiantes - bëri të qartë se ai ishte i fokusuar vetëm në sigurimin e një vendi në skuadrën e Argjentinës.

Talenti i madh argjentinas ka thënë që ai nuk është duke menduar momentalisht për Interin, por vetëm për më të mirën me Racingun.

"Unë nuk jam duke menduar për të ardhmen, do të vazhdoj të jap 100 për qind për Racing, ku kam një përgjegjësi shumë të madhe", ka thënë fillimisht Martinez.

Martinez llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj argjentinas (Getty Images)

"Kur hyj në fushë, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën për të mbrojtur ngjyrat e klubit".

"Nuk jam duke menduar për ndonjë gjë tjetër, vetëm duke e dhënë më të mirën këtij klubi".

"Ndeshjet tona të mbetura? Unë jam i qetë, po stërvitem çdo ditë për të përmirësuar veten: nuk mund të lejoj të mendoj për ndonjë gjë tjetër përveç Racing", përfundoi talenti argjentinas.

Ndryshe, Martinez thuhet se është njëri nga talentet më të mëdhenj argjentinas dhe pritet të ftohet për Kupën e Botës "Rusia 2018". /Telegrafi/