Please enter at least 3 characters.

Marotta i shmanget pyetjes lidhur me Tonalin

2020/06/SandroTonali-1-1-e1591715018458.jpg
244:"BRESCIA, ITALY - FEBRUARY 09: Sandro Tonali of Brescia Calcio looks on during the Serie A match between Brescia Calcio and Udinese Calcio at Stadio Mario Rigamonti on February 9, 2020 in Brescia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat italiane kanë spekuluar se Interi është favorit për nënshkrimin e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali.

Mirëpo, drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, në një intervistë për Sky Sport Italia ka dhënë përgjigje ‘diplomatike’ kur është pyetur për mundësinë e transferimit të futbollistit 20 vjeçar.

“Po përpiqemi të bëjmë një kombinim ndërmjet talentëve të rinj – mundësisht italianë – dhe lojtarëve që kanë më shumë përvojë”.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

“Nuk mund të fitosh vetëm me talentë të rinj, të nevojitet edhe përvoja, gjithmonë duke e respektuar bilancin financiar. Nuk iu përgjigja pyetjes lidhur me Tonalin? Saktësisht!”, ishte deklarata e Marottas.

Ndërkohë, Tonali kërkohet edhe nga klubet jashtë Italisë, si Barcelona dhe Paris Saint-Germaini, por ai preferon Interin apo Juventusin. /Telegrafi/