Please enter at least 3 characters.

Maroon 5 përkrah Dua Lipën: Videoja e re nga shoqja jonë (Video)

Grupi i njohur botëror “Maroon 5” ka përkrah Dua Lipën.

Në fakt, bendi ka shpërndarë vegzën (linkun) e këngës më të re të këngëtares shqiptare në llogarinë e tyre zyrtare të rrjetit social, Facebook.

Bëhet fjalë për videon e këngës së re “Last Dance”, i cili është publikuar dje pasi që deri më tani ishte vetëm në versionin audio.

Ky është projekti i tretë nga Lipa, e cila dita-ditës po fiton përkrahjen edhe të artistëve me famë botërore. /Telegrafi/