Please enter at least 3 characters.

Marcelo mund t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi

2018/07/Ronaldo-Marcelo-e1531394824295.jpg
292:"SEVILLE, SPAIN - OCTOBER 15: Marcelo (R) and Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF celebrates after scoring during the match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF as part of La Liga at Benito Villamrin stadium October 15, 2016 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi mund të tërheq edhe brazilianin Marcelo në Allianz Stadium.

Ylli portugez u transferua te Juventusi gjatë ditës së martë për një shifër që mendohet se është 112 milionë euro në total, teksa do të fitojë nga 30 milionë euro nga katër sezone me Juventusin.

Transferimi i tij në Serie A te Zonja e Vjetër bëri bujë të madhe, por kjo mund të mos jetë e tëra nga befasitë.

Sipas mediumit Corriere della Sera, Marcelo mund të largohet nga Real Madridi për t'u bashkuar me Ronaldon në Juventus.

Ronaldo dhe Marcelo janë shokë të mirë (Getty Images)

Gazeta italiane raporton se agjenti i lojtarëve, Jorge Mendes, po shtyn për të nënshkruar një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian.

Megjithatë, kjo gazetë raporton gjithashtu se Juventusi ka mohuar interesin e tyre për Marcelon.

Nëse do të arrihet një marrëveshje, 30-vjeçari do të kushtonte nga 40-60 milionë euro, një shumë që nuk do të ishte problem për klubin nga Torino.

Kjo pasi një shifër të ngjashme Zonja e Vjetër do të merrte nga shitja e Alex Sandro, nëse ai shitet. /Telegrafi/