Maradona: Rusia 2018 mund të jetë ende Botërori i Messit
303:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JUNE 26: Lionel Messi of Argentina celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Nigeria and Argentina at Saint Petersburg Stadium on June 26, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Diego Maradona gjatë Botërorit, Foto: Getty Images
12:"Getty Images
30/06/2018
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, beson ende se ky Kampionat Botëror mund të jetë i Lionel Messit.
Argjentina pati start të dobët në garën më të madhe të përfaqësueseve duke shënuar vetëm një gol ndaj Nigerisë.
Por, Maradona beson se për Messin po vijnë kohë të mira.
“Po, natyrisht se mund të jetë ende Botërori i tij”.
“Ky është vetëm fillimi, është ende në ‘pelena’ ky Botëror. Tash është koha kur të gjithë do të luajnë”.
“Askush nuk mund të kujdeset më. Ekipet duhet të sulmojnë. Nëse jo, atëherë duhet që të pajtohemi me penaltitë”, u shpreh Maradona.
Argjentina përballet sot (e shtunë) ndaj Francës prej orës 16:00. /Telegrafi/


