Please enter at least 3 characters.

Maqedonia prezantohet në ITB Berlin 2016

2016/03/ITB-Berlin.jpg

Sivjet, kapacitetet turistike të Maqedonisë janë pjesë e manifestimit më të madh botëror turistik ITB Berlin, ku arrihen marrëveshje për një numër të madh të destinacioneve turistike botërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë panair është promovuar konferenac e parë rajonale ''Adventure Next Balkans 2016'', e cila do të mbahet në Ohër nga 10 deri 12 maj, me pjesëmarrjen e mbi 300 operatorëve turistik dhe më shumë se 45 mediume.

Delegacioni i Agjencisë për përkrahje të turizmit tërhoqi një numër vizitorësh në stendën e Republikës së Maqedonisë, duke prezantuar kulturën, historinë, dhe traditën e vendit, ndërkaq iniciativa bashkëpunimi erdhën edhe nga ''Tripadvisor'' dhe ''Booking''./Telegrafi/