Maqedonia përshëndet vrasjen e Bin Ladenit
“Aksioni, në të cilin u likuidua udhëheqësi terrorist, Osama bin Laden, paraqet fitore të drejtësisë dhe sukses të madh në përpjekjet për krijimin e një bote më të sigurtë”, thuhet në reagimin me shkrim të Qeverisë së Maqedonisë.
Qeveria maqedonase bëri të ditur se mbështet fuqishëm luftën kundër terrorizimit, si dhe të gjitha aksionet e bashkësisë ndërkombëtare për neutralizimin e të gjithë elementëve që promovojnë terrorizmin dhe që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin.
“Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të japë kontributin në aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizimit dhe kërcënimeve terroriste sikur edhe aktivitetet për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtësisë në botë”, thuhet në reagimin e Qeverisë. /Telegrafi/


