“Maqedonia e Madhe” përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë
Priten reagimet e shteteve shqiptare, në veçanti Kosovës dhe Shqipërisë për lansimin e "projekteve" të tilla nga media proqeveritare maqedonase, transmeton Zhurnal.
Vlen të përkujtohet se në Maqedoni janë ngritur raste gjyqësore për disa të rinj shqiptarë vetëm pse kishin vizatuar harta të Shqipërisë Etnike.
Mbetet të presim reagimet institucioneve zyrtare të shteteve në fjalë, kurse redaksia e albtime, për këtë do të njoftojë ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.
Veç kësaj, ky publikim i tillë pritet të ndikojë negativisht në problemin me emrin me Greqinë, që vazhdimisht akuzon Maqedoninë për pretendime territoriale, kurse Tv Sitel pa marrë parasysh përkrahjen e parezervë të politikës së Gruevskit, llogaritet edhe si dorë serbe në vend, që pas mbylljes së Tv A1 llogaritet televizioni më i shikuar në vend. /Telegrafi/


