Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, seanca të dy komisioneve të Kuvendit

2018/09/Kuvendi-2-me-llogo-e1539946700922.jpg

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji.

Statuti i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe i “Shën Klimentit të Ohrit” në Manastir, janë në rendin e ditës në seancën e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Ndërsa anëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji do të debatojnë për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, në lexim të dytë, si dhe për propozim-programin kombëtar për infrastrukturën hekurudhore për periudhën nga vitit 2019-2021./Telegrafi/