Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, festa e pavarësisë - pa shqiptarë

2016/01/f.0907150353949_m.gif

Nën patronatin shtetëror në stadiumin “Filipi i Dytë”, do të organizohet manifestimi qendror me koncert të madh, ku janë të ftuar këngëtarët e skenës maqedonase, serbe dhe asaj rome, ndërsa në paralajmërimet publicitare nuk bëhet e ditur për asnjë artistë apo shfaqje kulturore shqiptare.

Manifestimi hapet me këngën “Maqedonia”, me interpretimin e këngëtarit serb Dado Topiq, ndërsa më pas spektakli vijon me këngëtarët Zelko Bebek, Josipa Lisac, Hari Varosanovic, Aleksandra Radovic, Boris Novkovic, Nina Badric, Jelena Tomashevic, Antonija Sola, Goran Karan, Miki Jovanovski, Oliver Mandic, Esma Redjepova, Tereza Kesovija etj. Për këtë spektakël janë lëshuar në shitje mbi 70 mijë bileta.

Qeveria për spektaklin organizon edhe transport falas deri tek stadiumi nacional në Shkup nga të gjitha komunat e vendit, transmeton INA. Qeveria ka bërë të ditur se për këtë manifestim ka ndarë 60 mijë euro vetëm për materiale propaganduese, zërimin, dritat dhe skenën gjigante. Nga zyrtarë të Qeverisë nuk janë dhënë hollësi lidhur me anashkalimin e artistëve të mirënjohur shqiptarë dhe shënimin e këtij përvjetori me elemente multietnike, duke pasqyruar karakterin shtetëror të këtij vendi. /Telegrafi/