Maqedoni: 8 viktima dhe 1.865 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.173 testime për coronavirus, ndërsa 1.865 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 871, Manastir - 177, Prilep - 119, Kumanovë - 86, Ohër - 60, Kavadar dhe Veles - 53, Kërçovë - 46, Shtip - 40, Strumicë - 38, Tetovë - 37, Gjevgjeli - 28, Gostivar - 27, Negotinë - 24, Radovishi - 23, Struga dhe Resnja - 22, Koçani - 21, Krusheva - 20, Valandova - 15, Dellçeva - 14, Kriva Pallanka - 12, Shën Nikola - 10, Bogdanci - 9, Probishtip - 8, Berova - 6, Makedonski Brod - 5, Demir Hisar - 4, Vinica, Kratovë dhe Demir Kapi - nga 3, Makedonska Kamenica dhe Pehçeva - nga 2, Dibër dhe Dojran - nga një.
Prej rasteve të reja 207 raste janë riinfektuar.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 784 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 239.920, prej të cilëve 217.305 janë shëruar, ndërsa 8.070 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (13 janar) është 14.545./Telegrafi/


