Please enter at least 3 characters.

Manchester United futet në garë për Draxler

2017/05/JulianDraxlerParisSaintGermainvFCBarcelonaqvyqVhrv44px.jpg

Manchester United janë duke menduar që të bëjnë ofertë për anësorin e PSG-së, Julian Draxler.Daily Star shkruan se Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për një anësor dhe Draxler mund të jetë goditja e minutës së fundit.

Bayern Munich po ashtu janë vënë pas lojtarit, që pas ardhjes së Neymar e ka humbu vendin në skuadër.

Kampionët e Bundesligës shihet më të avantazhuarit për lojtarin, por Mourinho ia ka lënë derën e hapur gjermanit.

Gjermani ka kontratë deri më 2021 me PSG-në, ndërsa Barcelona dhe Borussia Dortmund po ashtu e duan lojtarin. /Telegrafi/