Please enter at least 3 characters.

Man Utd bënë një hap para, ofertë për transferimin e Milan Skriniar

2020/07/GettyImages-1200353435.jpg
260:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 12: Milan Skriniar of FC Internazionale gestures during the Coppa Italia Semi Final match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on February 12, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United është futur fuqishëm në garë për transferimin e Milan Skriniar.

Djajtë e Kuq po nxitojnë të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin sllovak, pasi gara për të është e madhe.

Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich janë skuadrat tjera të mëdha që kanë shprehur interesim për sllovakun.

Megjithatë e përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se Djajtë e Kuq tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare.

Milan Skriniar. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Raportohet se United ka ofruar 64 milionë euro për transferimin e Skriniar, ofertë që po vlerësohet nga gjiganti italian Inter.

25-vjeçari është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe United dëshiron që ta ketë atë në radhët e veta si partneritet me Harry Maguire në qendër të mbrojtjes.

Reprezentuesi i Sllovakisë që tri vite është në Inter, teksa çmimi i tij vazhdimisht ka pasur rritje në tregun e transferimeve.

Skriniar këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Interin në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/