Please enter at least 3 characters.

Man City i kthehet fitores në Ligën Premier, triumfon ndaj Crystal Palace

2019/10/Man-City-vs-Crystal-Palace-e1571508815894.jpg
300:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 19: David Silva of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on October 19, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Davidson/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores në kampionat dhe tani vazhdon ndjekjen ndaj liderit, Liverpoolit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t'i shënojnë edhe dy gola.

Megjithatë, për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të presim 39-të minuta, kur Gabriel Jesus shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Bernardo Silva.

Momenti i golit të Jesus (Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 42-të në skenë doli David Silva, i cili shënoi për 2-0 pas një asistimi të bukur nga ana e Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte City, i cili krijoi më shumë raste, dominoi me posedim të topit dhe në qarkullimin e lojës.

Por, edhe përkundër rasteve të shumta nga Raheem Sterling (52', 88') dhe Kevin de Bruyne (81'), portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.

Festa e Silvas pas golit (Foto: Alex Broadway/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 19 pikë apo pesë më pak se Liverpooli, ndërsa Crystali renditet i gjashtë më 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presin Aston Villan, ndërsa Palace udhëton te Arsenali. /Telegrafi/

https://twitter.com/MC_FC_1894/status/1185614730305650688

https://twitter.com/imatemynameis1/status/1185618391031111680