Please enter at least 3 characters.

Mali i Zi regjistron pesë raste me Omicron të COVID-19

2021/12/betaapp-e1639682037187.jpg
617:"In this handout photo released by the University of Oxford samples from coronavirus vaccine trials are handled inside the Oxford Vaccine Group laboratory in Oxford, England Thursday June 25, 2020. Scientists at Oxford University say their experimental coronavirus vaccine has been shown in an early trial to prompt a protective immune response in hundreds of people who got the shot. In research published Monday July 20, 2020 in the journal Lancet, scientists said that they found their experimental COVID-19 vaccine produced a dual immune response in people aged 18 to 55. (John Cairns, University of Oxford via AP)
2:"AP

Laboratorët e Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi konfirmuan sot pesë raste të infektimit me variantin Omicron të coronavirusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

"Të gjitha rastet e konfirmuara të infeksionit që nga dita e sotme janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, me simptoma të lehta. Shërbimet epidemiologjike monitorojnë dhe identifikojnë kontaktet me rrezik të lartë të personave të infektuar", tha ISHP.

Dyshimi i parë për variantin Omicron në një familje në Mal të Zi ka qenë në fillim të muajit, për të cilin Instituti ka njoftuar opinionin.

Të gjitha kontaktet u hetuan dhe u vendosën në izolim, raporton rtcg.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 160457 raste me virus ndërsa kanë vdekur 2367 të vdekur. /Telegrafi/