Please enter at least 3 characters.

Malcom: Ëndrra ime është të jem titullar te Barça

2018/11/Malcom-e1541586779692.jpg
312:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 06: Malcom (C) of FC Barcelona celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and FC Barcelona at San Siro Stadium on November 6, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona bazoi ndaj Interit me rezultat 1-1 në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Malcom dhe aq shumë iu gëzua golit sa që nuk mbajti lotët gjatë festimit.

"Ishte ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe të shënoja gola ishte diçka e paharrueshme", ka thënë Malcom pas ndeshjes.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Tani dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe të festoj me familjen. Por, unë kam nevojë për më shumë, jam në kërkim të më shumë minutave".

"Jam duke u stërvitur për të treguar se mund të jem pjesë e këtij grupi, ëndrra ime është të jem titullar te Barcelona".

"Dua të bëjë histori këtu dhe jam në kërkim për të bërë gjëra të mëdha", ka shtuar braziliani.

Barcelona vazhdon në vendin e parë në Grupin B me dhjetë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndjekur nga Tottenhami me katër dhe PSV me një pikë. /Telegrafi/