Majko, kandidat për president
Në listën e “lojtarëve” përfshihet edhe emri i Vitore Tushës, anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Emri i ish-kryeministrit Pandeli Majko është përmendur nga kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.
Por, numri dy i kësaj partie nuk ka pohuar asnjë emër të përveçëm që kjo parti ka për president të Republikës, por ka pranuar se opozita ka emrat e saj për president dhe në një vend me demokraci të zhvilluar gjithnjë opozita propozon emrat për president të vendit dhe diskutohet nga mazhoranca.
Ruçi deklaroi se socialistët e kanë kandidaturën e tyre për president, por refuzoi të bëjë publik emrin.
Takimi i djeshëm midis krerëve partiakë Sali Berisha e Edi Rama ka rezultuar pa ndonjë emër.
Sot zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë. /Telegrafi/


