Please enter at least 3 characters.

Madridi është i tyre, Mbretërit sundojnë edhe në Wanda Metropolitano  

2019/02/Real-Atletico-e1549732359255.jpg
318:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 09: Casemiro of Real Madrid (14) celebrates after scoring his team's first goal with Sergio Ramos and Vinicius Junior during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on February 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka arritur të fitojë në udhëtim te rivali i urryer, Atletico Madridi, me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur edhe fitoren e pestë me radhë në kampionatin spanjoll dhe janë ngritur në pozitën e dytë pas fitores ndaj Atleticos.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të vendasve.

Casemiro shënoi supergol (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte Casemiro, i cili shënoi një supergol me gjysmë gërshërë për 0-1.

Atletico arriti të kthehet në lojë në minutën 26-të duke barazuar rezultatin 1-1 me anë të francezit Antoine Griezmann.

Festa e Griezmannit pas barazimit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ky gol nuk dekurajoi mysafirët të cilët vazhduan lojën e tyre dhe në minutën e 42-të shënuan me anë të Sergio Ramosit, i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-2.

Ramos imitoi festimin e Griezmannit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit filluan mirë duke barazuar me anë të Alvaro Moratas (55'), por gjyqtari anuloi golin pas rishikimit të VAR-it.

Pas këtij goli, ishin Mbretërit që luajtën më mirë dhe arritën të shënojnë edhe një gol me anë të Gareth Bale (74'), i cili shënoi për 3-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Bale vulosi rezultatin përfundimtar (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 45 pikë apo pesë më pak se Barcelona në vendin e parë, ndërsa Atletico zë vendin e tretë me 44 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos e presin në shtëpi Gironona, ndërsa Atletico udhëton te Vallecano. /Telegrafi/

https://twitter.com/dhilaaaa_/status/1094271746432090112

https://twitter.com/krasotav/status/1094261676084318208

https://twitter.com/ncarmelg/status/1094278536213553152