Please enter at least 3 characters.

Madonna praktikon zgjatjet me ndihmën e të dashurit 25 vjeçar, Alhamalik Williams

2020/07/Untitled-design-9.jpg

Këngëtarja e njohur, Madonna, tashmë ka nxitur reagime të shumta pas lidhjes me 25 vjeçarin, Alhamalik Williams.

61-vjeçarja ka filluar të lë gojëhapur fansat përmes imazheve të cilat po i publikon në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, ajo është shfaqur duke praktikuar zgjatje së bashku me të dashurin e saj, ndërsa u panë me poza mjaft provokuese.

Duke e pozicionuar pjesën e pasme tek Alhamalik, Madonna është shfaqur mjaft atraktive me pozat e marra.

"Ushtrimet nuk kanë pse të jenë të mërzitshme", ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, dyshja së fundmi janë parë duke kaluar pushimet në Miami, ku edhe sollën imazhe të ndryshme së bashku.