Madonna ndjek koncertin e Lady GaGa
04/05/2009
Mbretëresha e muzikës pop dhe vajza e saj, Lourdes, kishin ndjekur koncertin e këngëtares së hitit “Poker Face” në New York gjatë të shtunës.
“Madonna e pëlqeu shoun e Gaga. Veçanërisht kur Gaga këndoi ‘Future Love’ në piano. Lourdes këndonte krahas saj çdo fjalë”, ka thënë një burim i pranishëm në koncert.
Por sipas burimit Madonna dhe Lourdes janë larguar në mes të shout, ‘mbase për shkak se Gaga performoi shumë vonë, rreth orës 1 të natës, ndërsa Madonna është një nënë e kujdesshme’.


