Macpherson i rikthehet aktrimit
22/03/2009
Bukuroshja është paraqitur në një varg filmash përfshirë “The Edge”, “If Lucy Fell” dhe “Batman & Robin”, si dhe në disa episode të serisë “Friends”, para se të largohet nga aktrimi dhe të fokusohet në modelim.
Por tash Macpherson tenton të rikthehet në fushën e aktrimin me një rol në dramën televizive “Beautiful Life”, ku do të luajë krahas Mischa Barton.


