Please enter at least 3 characters.

Lyoni e befason Cityn në Mançester

2018/09/fekir.jpg

Lyoni e ka befasuar Manchester Cityn në Etihad Stadium duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Edhe pse nikoqirët ishin favoritë për ta fituar këtë takim kur kihet parasysh potenciali i lojtarëve që kanë, ishin mysafirët ata që fituan.

https://www.dailymotion.com/video/x6tvfqy

Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të me golin e Maxwell Cornet, i cili u asistua nga Nabil Fekir.

Pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët e shënuan edhe një gol përmes Nabil Fekir (43').

https://www.dailymotion.com/video/x6tvhyd

Krejt çfarë bënë lojtarët e Pep Guardiolas në pjesën e dytë ishte një gol i shënuar nga Bernardo Silva (67').

https://www.dailymotion.com/video/x6tvinq

Ndeshja tjetër e Grupit F është zhvilluar ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Hoffenheimit dhe ka përfunduar baras (2-2).

Kështu, Lyoni është në krye të grupi me tri pikë dhe ndiqet nga Shakhtari dhe Hoffenheimi me nga një pikë, derisa Manchester City është në fund pa asnjë pikë. /Telegrafi/