Please enter at least 3 characters.

Lutz kthehet te Peja

2016/01/lutz-kthehet-te-peja_hd.jpg

Kthimi i tij është konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit pejan. Lutz te Peja ka qenë në edicionin 2013/14, por u pat larguar në muajin shkurt të vitit të shkuar për arsye personale.

Lutz në edicionin 2012/13 pati fituar titullin e kampionit të Kroacisë me skuadrën e Cibonës. Skuadra e Pejës, ndonëse është larguar nga Superliga e Kosovës për edicionin 2015/16 do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike, raporton Koha Ditore.

Peja është nominuar të premten nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Krahas Pejës, në BIBL për edicionin e ri, do të marrin pjesë edhe Bashkimi e Sigal Prishtina që është kampione në fuqi.