Please enter at least 3 characters.

Lushtaku arrin marrëveshje më Vllazninë

2016/01/lushtaku-arrin-marr-euml-veshje-m-euml-vllaznin-euml_hd.jpg

Edhe një kosovar i është shtuar radhëve të Vllaznisë. Pas Adnan Haxhajt, Berat Ahmetit e Lorik Arfiit, klubi shkodran ka arritur marrëveshje me Kreshnik Lushtakun.

Ai ishte në prova që disa javë dhe në fund ka arritur t;i bind krerët e klubit.
Faqja zyrtare e klubit shkodran në Facebook, bën me dije se mesfushori kosovar 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare për të luajtur me skuadrën e Vllaznisë.

Ish futbollisti i Trepçës ’89, Drenicës dhe disa ekipeve në Gjermani, do të prezantohet nesër nga drejtuesit e klubit shkodran, si lojtari dhe përforcimi më i fundit i tyre, që do të veshë fanellën e Vllaznisë gjatë sezonit të ri. /Telegrafi/