Please enter at least 3 characters.

Luis Nani: Ronaldo më ka treguar kampionatin ku do të luajë në të ardhmen

2020/06/Luis-Nani-Ronaldo.jpg
294:"LYON, FRANCE - JUNE 22: Cristiano Ronaldo (R) of Portugal celebrates scoring his team's second goal with his team mate Nani (L) during the UEFA EURO 2016 Group F match between Hungary and Portugal at Stade des Lumieres on June 22, 2016 in Lyon, France. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Luis Nani ka pohuar se sulmuesi i Juventusit i ka thënë atij që ndoshta do të përfundojë në Amerikë në kampionatin Mayor League Soccer (MLS).

Ronaldo është afër fundit të sezonit të tij të dytë në Juventus dhe ka akoma dy vjet që kanë mbetur në kontratën e tij.

35-vjeçari pritet të respektojë marrëveshjen e tij, por Nani beson se shoku i tij mund të bashkohet me të në MLS sapo të largohej nga Torino.

“Para disa vitesh, ai më tha që ai ndoshta do të përfundojë në Amerikë”, ka thënë fillimisht Nani për ESPN.

“Nuk është 100 për qind, por ndoshta. Ka një shans”.

Ronaldo dhe Nani janë miq të mirë (Foto: Martin Rose/Getty Images/Guliver)

“Është një ligë e shkëlqyeshme. Natyrisht ka pika ku duhet të përmirësohemi si ligë, madje edhe në cilësinë e lojtarëve”.

“Këtu keni klube fantastike, të mirë-organizuara me kushte fantastike, trajnerë të shkëlqyeshëm, lojtarë të shkëlqyeshëm. Ju shikoni se çdo sezon po përmirësohet”.

“Unë mendoj se të gjithë kemi kushtet në këtë ligë. Jemi në një vend të shkëlqyeshëm”, përfundoi 33-vjeçari, i cili aktualisht luan te Orlando City. /Telegrafi/