Please enter at least 3 characters.

Luis Enrique i hapur të kthehet te Barca

2020/03/LuisEnrique-2.jpg
247:"LAS ROZAS, SPAIN - NOVEMBER 27: Luis Enrique gestures as he attends a press conference as he returns as Spain head coach at the Spanish Football Federation headquarters on November 27, 2019 in Las Rozas, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, thotë se gjithmonë do t’i jetë falënderues Barcelonës dhe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet te ish-klubi i tij në të ardhmen.

Pasi drejtoi Romën dhe Celta Vigon, 49-vjeçari mori drejtimin e katalunasve ku fitoi nëntë trofe brenda tri sezoneve.

Ai u largua nga Camp Nou në vitin 2017 dhe tash është trajner i përfaqësueses së Spanjës, mirëpo është hapur që ta drejtojë serish Barcën në të ardhmen.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në një seancë pyetje-përgjigje me fansat se te cila ish-skuadër do të dëshironte të kthehej, ai ka thënë: “Mendoj se mund të jem trajner kudo ku kam qenë (më herët). E kam lënë derën hapur te të gjithë”.

“Koha ime te Barcelona ka qenë e mrekullueshme dhe gjithmonë do të jem falënderues. Jam shumë me fat që kam qenë për aq shumë vite te një klub që më ka dhënë gjithçka”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/