Please enter at least 3 characters.

Luana pozon nga ballkoni: Zgjidhni lulen e preferuar

2020/05/LuanaVjollca-e1590402221196.jpg

Luana Vjollca është njëra nga figurat publike që ka sfiduar vetën e saj në shumë fusha profesionale.

Fillimisht ajo është shfaqur në ekranet televizive si prezantuese, e më pas i është bashkuar edhe tregut muzikor.

Biondja e popullarizuar është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe të ndryshme me fansat në mes të pandemisë coronavirus.

Së fundmi ajo ka marrë poza në ballkonin e shtëpisë së saj, teksa ka shkrepur një fotografi për ta publikuar në rrjetin social Instagram.

"Zgjidhni lulen e preferuar", ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë, në të cilën shihet një vazo me lule afër saj.

Ndërkaq, "Pa Panik" është projekti i fundit muzikor i saj, klipi i së cilës ishte realizuar në një fotosesion të saj. /Telegrafi/