Luan në violinë derisa po e operonin në tru (Video)
12/09/2014
Dridhjen e padëshiruar të duarve të Naomi Elishuv, e kishte shkaktuar një tumor në trurin e saj.
Ajo është dashur të lë edhe vendin e saj të punës në Simfoninë Shtetërore të Lituanisë, por tash ndoshta mund të kthehet në punë.
Kirurgët e Qendrës Mjekësorë Sourasky në Tel Aviv, kanë vënë një pajisje që qetëson trurin, që e shkakton të dridhuarat e duarve të gruas.
Në mënyrë që të dinë nëse kjo paisje qetësuese është vendosur mirë, kirkurgët kanë kërkuar që ajo të luaj një pjesë me violin dhe të shohin nëse pajisja është vënë si duhet.
“Kam vuajtur deri më sot pasi nuk kam mundur të luaj me violinë” ka thënë e lumtur Elishuv, pas operimit që ka rezultuar me sukses./Telegrafi/


