Please enter at least 3 characters.

Lopez publikon një pjesë të klipit që e kishte realizuar në kohën sa ishte e lidhur me Affleck

2018/08/JenniferAffleck-2-e1534756780224.jpg
337:"PARK CITY, UT - JANUARY 18: (FILE PHOTO) Actors Ben Affleck and Jennifer Lopez walk at the 2003 Sundance Film Festival on January 18, 2003 in Park City , Utah. Lopez and Affleck postponed their wedding, which was scheduled for this weekend, and has now reportedly spit up, possibly temporarily. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Jennifer Lopez ka risjellë disa momente nga e kaluara përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Më shumë se 16 vite nga lansimi i videos muzikore të këngës "Jenny From The Block", këngëtarja e ka publikuar një pjesë të klipit në rrjetet sociale.

Ndërkaq, vëmendjen e ka tërhequr prezenca e aktorit Ben Affleck në klip, i cili asokohe ishte i dashuri i J.Lo. Pjesa që e ka shkëputur Lopez, e shfaq aktorin hollivudian duke e ngritur lart nga uji Jenniferin.

Në ndërkohë, fansat e kanë komentuar videon duke u shprehur nostalgjikë për kohën kur çifti ishte bashkë.

Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram, Lopez ka thënë se albumi “This Is Me…Then” ka qenë albumi më personal dhe albumi i saj i preferuar deri më tani.

Gjatë kohës kur lidhja e tyre ishte aktive, Jennifer dhe Ben njiheshin si 'Bennifer' në Hollywood, ndërsa krahas jetës personale, ata bashkëpunonin edhe në karrierë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Dy aktorët kanë luajtur bashkë edhe në filmat "Gigli" (2003) dhe "Jersey Girl" (2004).

Jennifer dhe Affleck ishin fejuar në nëntor të vitit 2002 dhe e kishin caktuar datën e martesës për një vit më pas.

Mirëpo, romanca e tyre ishte zbehur, ashtu që e shtynë martesën, e cila kurrë nuk ndodhi, sepse u ndanë në janar të vitit 2004. /Telegrafi/