Please enter at least 3 characters.

Lopez - frikë nga aktrimi

2016/01/f.0604174318841_m.jpg

Aktorja dhe këngëtarja lindi binjakët Max dhe Emme në vitin e kaluar, fëmijët e saj të parë me burrin Marc Anthony, dhe e la karrierën në pritje duke u kujdesur për foshnjat.

“Disa ditë para se të filloja, vërtet isha nervoze duke menduar se çfarë do të ndodhte nëse kisha harruar të aktroj?”, thotë Lopez.

Por aktorja e kishte larguar frikën me ndihmën e dy fëmijëve të saj të vegjël, të cilët i merr gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm “The Back-Up Plan”.

“I marr fëmijët në punë me mua. Më pëlqen. Sinqerisht, një prej ditëve më të mira ishte rikthimi në punë në këtë film. Doja ta bëja këtë film dhe i mora foshnjat mëngjesin e parë. Vërtet është kënaqësi t’i kem fëmijët në xhirime”, ka shtuar Lopez.