Please enter at least 3 characters.

Lohan mohon spekulimet për vetë-lëndim

2016/01/f.0120175414132_m.jpg

Ylli i filmit “Mean Girls” këtë muaj është fotografuar teksa kishte një shenjë në pjesën e brendshme të krahut. Kështu, mediat menjëherë kanë përhapur spekulime se aktorja ka probleme me vetëkontrollin.

Mirëpo, Lindsay i ka thënë faqes PerezHilton.com se atë shenjë e ka pasur që një kohë të gjatë si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjike kur ka qenë fëmijë, dhe është shprehur se nuk ka probleme me depresionin ose ndonjë çështje tjetër psikike. /Telegrafi/