Llamkosi: Ne nuk jemi si Prishtina, luajmë edhe pa rroga
11/09/2014
Arena raporton se kërcënimi me bojkot ishte vetëm presion ndaj pronarit të klubit, Jeton Sadiku, nga i cili kërkojnë shlyerjen sa më të shpejtë të borxhit.
Në qershor të këtij viti, Prishtina me arsyetim se ka bojkot nuk udhëtoi fare në Vushtrri për të zhvilluar takimin e fundit të kampionatit, në të cilin Llamkos Kosova kremtonte titullin e kampionit.
Kjo iu hakmor me heqjen e gjashtë pikëve. E njëjta e pret edhe klubin vushtrrias nëse nuk luan me Prishtinën, gjë që ka pak gjasa të ndodh. /Telegrafi/


